RUSI

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un, u takuan ballë për ballë, për të parën here ditën e enjte, duke u angazhuar për lidhje më të ngushta mes tyre ndërkohë që tentojnë të balancojnë ndikimin amerikan.

Takimi në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, erdhi ndërsa Kim Jong un është angazhuar në një përplasje me Uashingtonin ndërkohë që Putin është i gatshëm ta shtyjë Moskën përpara si një lojtar i rëndësishëm në një pikë tjetër të nxehtë. Të dy liderët e rëndësishëm përfituan edhe për t’i bërë dhurata njëri tjetrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lideri koreanoverior Kim Jong-un I ka dhuruar presidentit rus Vladimir Putin një shpatë koreane, pas takimit në Vladivostok. Po ashtu ai i ka dhënë disa monedha për largimin e syrit të keq. Ndërsa presidenti Putin i dhuroi një palë gota kristali të veshura me ar.

Kujtojmë se Kim Jong-un mbërriti dje në Rusi me trenin e tij të blinduar që ka përshkuar qindra kilometra deri në destinacion ku forca të shumta u përkujdesën që rrugëtimi të jetë sa më i lehtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb