Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në një muze në Shën Petersburg, raporton media bjelloruse Nexta.

Pamjet tregojnë dy liderët duke folur para kamerave brenda Muzeut Shtetëror Rus të vendit më herët këtë mëngjes, ndërsa javën e kaluar, lideri rus dhe presidenti bjellorus lartësuan lidhjet gjithnjë e më të ngushta kur Putin vizitoi Minskun për herë të parë që nga viti 2019.

Forcat ruse përdorën Bjellorusinë si një pikënisje për pushtimin e tyre në Ukrainë në shkurt, por Lukashenko ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin në Ukrainë.

Ai ka thënë gjithashtu se manovrat e fundit ushtarake nuk kishin për qëllim Ukrainën dhe hodhi poshtë “teoritë e konspiracionit” për vendosjen e forcave të armatosura bjelloruse në kufi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: