Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump, ku diskutuan mbi tensionet mes Iranit dhe Izraelit.

Lajmin e bëri me dije Yuri Ushakov, ndihmësi i lartë i Kremlinit për politikën e jashtme. Putin shprehu shqetësim dhe dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit.

Gjatë bisedës, të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rifillimit të bisedimeve për programin bërthamor iranian. Ushakov njoftoi gjithashtu se Putin konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar negociatat me Ukrainën. Biseda zgjati rreth 50 minuta dhe u cilësua si e dobishme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: