Delegacioni kinez që shoqëroi liderin e Kinës Xi Jinping në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin, është kapur ‘mat’ duke porositur KFC.

Fotot dhe videot janë duke bërë xhiron e botës. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti kinez ka porositur ushqim të shpejtë ‘made in US’, konkretisht KFC.

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka ngritur pyetjen “A nuk kishte shije të mirë ushqimi i Putinit?”.

Me vizitën e tij në Moskë dhe bisedimet me homologun e tij rus, presidenti kinez Xi Jinping u përpoq të krijonte një aleancë të re kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për pulën e skuqur amerikane, gjërat ndryshojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb