Një ish-diplomat rus, i cili së fundmi ka postuar në rrjetet sociale se ndodhet në New York, zbulohet se është një neo-nazist i përkushtuar që mbushi qytetin me shenja e simbole naziste.

Lajmi vjen ndërsa presidenti rus Vladimir Putin, mbron me fanatizëm idenë se pushtimi i tij në Ukrainë bëhet si përpjekje për të ‘denazifizuar’ vendin.

Kirill Kolchin, dikur anëtar i stafit mbështetës diplomatik i Rusisë me bazë në misionin e përhershëm të vendit në Kombet e Bashkuara, mbërriti në qytetin e Nju Jorkut verën e vitit 2019 me gruan e tij Alena dhe dy fëmijët e tyre. Ata u larguan rreth gjashtë muaj më vonë, në shkurt 2020.

Një burrë që dukej se ishte Kolchin u fotografua duke bërë një përshëndetje naziste në një imazh të postuar në llogarinë Old School Skins në Instagram, një grup neo-nazist të cilin Kolchin e promovon në faqen e tij.

Kolchin, i cili besohet të jetë rreth 30-vjeç, e përshkruan veten si ‘baba, OSS dhe huckster’ dhe fotografitë në faqen e tij përfshijnë simbolin e Kryqit të Hekurt të adoptuar nga Hitleri.

Vendimi i Rusisë për të punësuar një neo-nazist të hapur në stafin e saj të OKB-së është tronditës duke pasur parasysh deklaratat e Putinit për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, të cilën e cilëson si një ‘operacion special ushtarak’ për të çmilitarizuar dhe ‘denazifikuar’ vendin.

Kolchin pozon shpesh me bluzën e zezë të OSS, me logon e një qeni bulldog. Ai është parë i veshur me bluzën në Coney Island dhe një tjetër bluzë OSS në Pub Cassidy në Manhattan, pranë kullës Trump.

Logoja e OSS është fotografuar duke u vendosur në pah nëpër vende të ndryshme rreth qytetit të Nju Jorkut, afër Times Square, përpara urës Queensborough dhe në Brighton Beach, shtëpia e një komuniteti të madh rus.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb