Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin beson se ai po e fiton luftën. Ai shpjegoi se pas takimit me Putin, kuptoi se ai ishte skeptik ndaj komunitetit ndërkombëtar, raportoi CNN.

“Unë mendoj se ai tani është në logjikën e tij të luftës. Ai mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë për Federatën Ruse. Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar. Ai fajëson ukrainasit për gjenocid në rajonin e Donbasit. Pra, ai është tani në botën e tij, por unë mendoj se ai e di se çfarë po ndodh tani në Ukrainë”, tha Nehammer.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb