Mikhail Zyga, një gazetar rus dhe autor rus ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin ka një krisje në marrëdhënien e tij me kreun e grupit mercenar ‘Ëagner’, Yevgeny Prigozhin.

Sipas Zyga, Putin është i sigurt se mund të dobësojë Prigozhin, i cili nuk i ka kursyer kritikat e tij ndaj stafit të lartë të presidentit.

“Megjithatë, efekti mund të jetë i kundërt, pasi më shumë njerëz e shohin Prig

ozhin si favoritin më të mundshëm për të pasuar Putin,” shkroi ai, në një artikull për New York Times.

Ai vazhdon duke iu referuar vendimit të Putinit për të promovuar disa nga armiqtë kryesorë të Prigozhin, duke e cilësuar atë si “lojën burokratike të Putinit”, e cila këtë herë mund të mos funksionojë.

“Shumë rusë janë të frustruar që ushtria nuk po fiton. Kievi nuk u mor brenda pak ditësh siç ishte premtuar. Duke emëruar gjeneralin Gerasimov komandant suprem, Putin merr përgjegjësinë për të gjitha disfatat e mëvonshme. Kjo do të thotë se në të ardhmen e afërt, Prigozhin mund të sfidojë presidentin dhe zoti Putin mund të mos jetë më në gjendje të kundërshtojë ish-shefin e tij”, u shpreh Zyga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: