RUSIA

Deklaratat e Biden duket se kanë ‘tronditur’ Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin. Menjëherë në Moskë është thirrur ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov për konsultime.

Në takim do të diskutohet dhe analizohet konteksti i lidhjeve SHBA-Rusi.

Pasi zbulimi amerikan nxori se Rusia kishte tentuar të ndërhynte në fushatën presidenciale, Biden kërcënoi Putinin se do e paguante çmimin, teksa mendoi se Presidenti rus ishte një vrasës.

Gjatë administratës Trump, marrëdhëniet SHBA-Rusi patën një valë qetësie, por paralajmërimet e Biden duket se kanë alarmuar Kremlinin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb