ATHINË– Presidenti rus, Vladimir Putin ftoi sot Alexis Cipras të merrte pjesë në festën kombëtare ruse më 9 maj në Moskë, dhe ky i fundit e pranoi ftesë në parim, sipas një komunikate të shërbimeve të kryeministrit grek.

Putin i ka telefonuar kryeministrit grek, Cipras për ta përshëndetur për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve legjislative të 25 janarit dhe e ftoi të merrte pjesë në ceremoninë me rastin e festës për fitoren e popullit kundër nazizmit më 9 maj.

9 maji është një festë kombëtare që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri grek u përgjigj se lufta kundër nazizmit ishte shumë e rëndësishme dhe se kishte si qëllim ta pranonte këtë ftesë.

Gjatë diskutimit të tyre, dy krerët nënvizuan nevojën për riforcimin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe Rusisë, du vende që kanë marrëdhënie historike dhe të thella në sektorët e ekonomisë, energjisë, turizmit, kulturës dhe transporteve”, sipas komunikatës.

Ata folën gjithashtu për zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale si dhe për rëndësinë për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ukrainë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb