Tashmë kur po bëhen rreth një vit që nga nisja e luftës ruse në Ukrainë, mediat britanike raportojnë se Vladimir Putin është duke kërkuar “justifikim” për dështimin e tij në atë që e quajti “operacioni special”.

The Mirror raporton se një nga mundësitë që presidenti rus mund të përdorë në përpjekje për të ruajtur figurën e tij dhe për të ndalur një grusht shteti, është fajësimi e për pasojë edhe shkarkimi i shefit të spiunazhit, Alexander Bortnikov duke e quajtur faktor të dështimit.

Shërbimet e Inteligjencës konsiderohen që tani fajtore për shkak të informacioneve të gabuara ë prezantuara para Putinit, duke i deklaruar se Ukraina do të binte në duart e tyre në vetëm pak kohë, gjë që nuk rezultoi e vërtetë.

Megjithatë burime për median bëjnë me dije se vetë Bortnikov ka kërkuar vetë më parë të tërhiqet nga detyra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: