EGJIPT-Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhuruar një armë automatike, tip kallashnikov, presidentit egjiptian, Abdulfettah es-Sisi. Zëdhënësi presidencial Ala Jusuf në një njoftim duke cituar vizitën e Putin në Kajro, theksoi se të dy liderët i kanë dhënë dhurata njëri tjetrit në bisedime.

Ndërsa në fotografinë e publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve egjiptiane MENA, transmeton AA, ka tërhequr vëmendje gjatë darkës të mbajtur në nder të Putinit ndodhja e kallashnikovit “Ak-47″ mes dhuratave të cilat Putin i dhuroi Presidentit es-Sisi.

Analistët kanë shprehur opinionin e tyre se kjo dhuratë ka një “kuptim” për një marrëveshje të armëve të planifikuar mes Egjiptit dhe Rusisë.

Putin gjatë vizitës së Sisit në Rusi i pati dhënë dhuratë një xhaketë me yll të Kuq.
Nga ana tjetër media egjiptiane pretendon se gjatë vizitës zyrtare të Putinit në Kajro pritet që të nënshkruhet një marrëveshje të armëve prej 3 miliardë dollarësh ku dhe financimet për marrëveshjen në fjalë pretendohet se do të përballohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: