Mercenarët famëkeq të Grupit Wagner të Rusisë po urdhërohen të braktisin operacionet në Ukrainë mes frikës së Kremlinit se ata po bëhen shumë të fuqishëm.

Skuadra prej 50,000 trupash, shumë prej tyre kriminelë të dënuar, kanë luajtur një rol kyç në luftimet brutale në Ukrainën lindore, por themeluesi Yevgeny Prigozhin ka ndaluar rekrutimin e të burgosurve dhe do të tërheqë trupat e tij brenda javësh sipas raportimeve të fundit.

Mediat britanike kanë bërë me dije se ata do të zëvendësohen nga ushtarë të rregullt mes rreth 300,000 trupave të reja që do shkojnë në luftë.

Ulja e pozitës së Wagner në Ukrainë u urdhërua pasi Presidenti Vladimir Putin u bë gjithnjë e më i shqetësuar për pozicionin e tij, për shkak se Prigozhin dhe udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm në rajon.

Dyshja, së bashku me gjeneralin rus të graduar së fundmi Sergey Surovikin, janë dyshuar për një komplot të mundshëm kundër Putinit për të marrë pushtetin brenda Kremlinit, ndërsa ky i fundit mendohet se po ndërmerr masat e tij për të ruajtur karrigen e presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: