Vladimir Putin mësohet t’i ketë thënë ndihmësve të tij se një gjysmë milioni humbje nga ushtria e tij do të ishin “të pranueshme” nëse i mundëson atij të copëtojë Ukrainën.
I njëjti burim sugjeron se ai është gati të mobilizojë dy milionë ose më shumë rezervistë nga një grup i mundshëm prej 25 milionësh, shumë herë më i madh se 300,000 fillestarët e sugjeruar.
“Numri i kufomave të ushtarëve rusë, në këto plane të Putinit, nuk luan ndonjë rol”, tha kanali Telegram General SVR, i cili thotë se ka njohuri brenda Kremlinit.
Presidenti rus Putin beson se ai ka një rezervë të fuqisë punëtore mobilizuese prej 25 milionë njerëzish, kështu që “aitij nuk i intereson nëse ka 500,000 kufoma. Për të kjo është vetëm 2% e rezervës”.
Postimi shqetësues i kanalit thotë: Putini dhe udhëheqja e bllokut ushtarak e dinë mirë se duke transferuar në front njerëz të patrajnuar dhe të papërgatitur dhe në shumë raste të pajisur keq, ata i dënojnë me vdekje.
Kanali pretendon se mobilizimi “po vazhdon me sukses”, pavarësisht protestave të përhapura në të gjithë Rusinë kundër rendit dhe një eksodi masiv në vendet fqinje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: