ITALI – Kryeministri Giuseppe Conte vizitoi muajin e kaluar Moskën dhe ftoi Putin në Romë sa më shpejt të ishte e mundur. Dhe Kremlini lajmëroi të enjten se diplomatët po hartojnë një plan për vizitën.

Rusia është e gatshme të zhvillojë lidhje me Italinë me shpresën për ti dhënë fund sanksioneve të BE-së të imponuara ndaj Moskës gjatë aneksimit të vitit 2014 të rajonit të Krimesë në Ukrainë, raporton Reuters.

Conte i tha Putin muajin e kaluar se mendonte që sanksionet “duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe se Roma dëshironte t’i bindte vendet e tjera të BE-së që t’i braktisnin ato.

Firmat italiane, prej të cilave rreth 500 në Rusi, prej kohësh ankohen se sanksionet po dëmtojnë biznesin e tyre dhe kanë lobuar në Romë për t’i hequr ato.

Raundi më i fundit i BE-së për të bërë biznes me sektorin bankar rus, financiar dhe atë të energjisë u rinovua në qershor por skadon në fund të janarit dhe do diskutohet në Bruksel.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb