Komisioni Evropian ka deklaruar se një valë e re e sulmeve ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë janë shenja se Vladimir Putin nuk është “serioz” për ndalimin e luftës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, tha se kryeqyteti ukrainas po “sulmohet masivisht” nga Rusia.

Ai tha se sulmet ruse gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë goditur një spital dhe disa ndërtesa banimi, duke vrarë dhe plagosur disa civilë, tregojnë se Rusia “vazhdon të terrorizojë Ukrainën në një mënyrë të neveritshme dhe barbare”.

“Këto sulme tregojnë se Putini nuk është serioz për të ndaluar luftën e tij dhe se ai dëshiron të vazhdojë përshkallëzimin e tij kundër popullit ukrainas”, u shpreh Stano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb