‘Presidenti rus Vladimir Putin ka gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet’. Kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur atij i është kërkuar nëse Putin kishte me vetë ‘Valixhen nukleare’, gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e mbrojtjes.
Gjatë kohës së kaluar atje nga presidenti është bërë një reportazh i gjatë fotografik.
‘Të gjithë instrumentet e komunikimit të nevojshëm, përfshirë ato strategjike, janë gjithmonë me presidentin kudo ai ndodhet, si në Rusi ashtu në çdo vend të botës’, ka nënvizuar Peskov.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shkrepjet fotografike të Putinit në Siberi dhe fraza për ‘valixhe nukleare’ të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve Tass mund të hyjnë në strategjinë diplomatike të Moskës kundër SHBA-së.

Tensioni duket se është rritur më tej pas refuzimit të Biden, për të pasur një përballje publike me Putin.

“Nuk është parashikuar sot asnjë kontakt mes Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden derisa nuk ka ‘asnjë gatishmëri nga ana e SHBA’- ka konfirmuar Peskov. Putin kishte kërkuar një përballje ‘të hapur’, për tu transmetuar live, pas fundjavës në Siberi me ministrin e mbrojtjes, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb