Vendi tjetër në listën e hiteve të Putinit u zbulua teksa Zelenskyy paralajmëron për pushtime të mëtejshme ruse

Ndërkohë që janë rritur paralajmërimet se Putin do të mjaftohet vetëm me sulmet ndaj Kievit, frika është shtuar për vendet të cilat janë fqinje me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar tashmë se pushtimi i vendit të tij ishte “vetëm fillimi” pasi Putini vë në pah vendet e tjera.

“Pushtimi i Ukrainës është vetëm fillimi. Pastaj ata duan të pushtojnë vende të tjera. Të gjitha kombet që, si ne, besojnë në fitoren e jetës mbi vdekjen, duhet të luftojnë me ne. Ata duhet të na ndihmojnë sepse ne jemi të parët në radhë. Dhe kush do të vijë më pas?”, është shprehur ai.

Shqetësimet janë rritur gjithashtu pasi Rusia fillon të shtojë sulmet e saj në qytetin port ukrainas Odessa, vetëm 55 km nga kufiri me Moldavinë.

Vendi i vogël i Moldavisë që kufizohet me Ukrainën e rrethuar besohet të jetë objektivi i radhës në listën e zgjerimit të Vladimir Putin, pasi presidenti rus kërkon të rrisë shtrirjen e tij në të gjithë Evropën Lindore.

“Kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugëdalje për në Transnistria, ku ka raste të njerëzve që flasin rusisht duke u shtypur”, është shprehur Rustam Minnekaev, komandanti në detyrë i Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.

Transnistria është një rajon i vogël i Moldavisë, ku separatistët pro-rusë janë armatosur dhe mbështetur nga Moska.

Është e ngjashme me rajonet e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën Lindore, ku jetojnë rusishtfolës dhe u shkëputën nga Kievi në vitin 2014.

Edhe pse Moldavia mohon që rusishtfolësit po shtypen, Rusia pretendon se ata janë dhe shpesh e përdor këtë justifikim për t’u përfshirë në veprime ushtarake me ish shtetet sovjetike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb