Skandali në Rusi për rastet e përdhunimeve dhe torturave të ndodhura në shumë burgje të vendit vazhdon akoma të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë herë një media italiane,“Repubblica”, reportazhi i të cilës  përshkruan një ferr të përbërë nga rregulla mafioze, abuzimi me rojet e burgut dhe heshtjet e pashprehura prej vitesh.

Skandalet që u shfaqën nëntorin e kaluar e çuan Vladimir Putinin në vendimin drastik për të hequr drejtorin e administratës së burgut , Aleksandr Kalashnikov , gjeneralin e FSB-së: vendin e tij e zuri Arkady Gostev , zëvendësministër i Brendshëm. Mirëpo, situata duket se nuk ka ndryshuar shumë, siç e tregojnë videot e vjedhura nga një ish i burgosur i burgut të Saratovit i fshehur tashmë në Francë, i kontaktuar nga të dërguarit e “Repubblica”-it:

“Jam unë ai që kalova te shoqata joqeveritare Gulagu.net ato imazhe të tmerrshme” shpjegon Sergei Savelyev arrestuar në Rusi në vitin 2013 dhe tani i fshehur nga qeveria franceze. Me kalimin e kohës dhe me sjellje të mirë, Sergei fillon të punojë në zyrën komanduese të spitalit, pasi konsiderohet si një “i burgosur operativ i besueshëm”:

TORTURA, PËRDHUNIM DHE HESHTJE: FERRI NË BURGJET RUSE

“Të gjithë e dinin se këto gjëra po ndodhnin, por derisa i pashë me sytë e mi, ato nuk dukeshin reale. Fillova të shikoja pamjet dhe u mërzita. Në fillim nuk dija çfarë të bëja. Më pas vendosa t’i kopjoj”, tregon sërish ish-i burgosuri për “Repubblica”, duke zbuluar nga brenda ferrin e burgjeve ruse.

“Tmerri i imazheve është i jashtëzakonshëm: viktimat mbahen të palëvizshme, përdhunohen, rrahen, lidhen me metoda mesjetare. Një tmerr i tillë sa të bëjë që edhe mafia ruse që ekziston pas hekurave të mbajë qëndrim, të ashtuquajturit “Hajdutët me ligj” (qe u formuan si një shoqëri për sundimin e botës së krimit brenda kampeve të burgut, të cilët qeverisin boshllëqet e errëta në jetën sovjetike) duke sulmuar regjimin e burgjeve të shtetit të qeverisur nga Putin.

Se sa Kremlini ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në disa burgje duhet të tregohet qartë, duke pasur parasysh edhe reagimin e qeverisë pasi javët e fundit hodhi në qarkullim projektligjin për përkeqësimin e dënimeve për torturë nënshkruar nga Senatorja Liudmila Narusova. Problemi është se torturat nuk kufizohen vetëm në burgje, por janë “mjete” që ndonjëherë përdoren edhe nga policia ruse dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: