Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Krimea nuk është thjeshtë një territor, por është burim i origjinës historike ruse dhe shtetësia dhe natyra shpirtëtore e saj. Putin iu është drejtuar masës para Kremlinit për të festuar njëvjetorin e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Ai ka thënë se Rusia ka treguar patriotizëm të mrekullueshëm në përkrahje të popullit të Krimesë dhe Sevastopolit”.

“Ne do i tejkalojmë të gjitha problemet dhe vështirësitë”, ka shtuar presidenti Rus. Putin gjithashtu ka thënë se Rusia do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet me Ukrainën, por ai ka insistuar se është i sigurtë që populli i Ukrainës një ditë do ta njohë lidershipin aktual të tyre dhe do ta kuptojnë se ata janë arsyja pse Ukraina ka ardhur në gjendjen që është tani.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: