Në bisedimet rreth zgjidhjes paqësore të krizës në Ukrainë e cila do të dërgonte gjithë botën në një luftë të re botërore, presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, në tavolinë përballë kancelares gjermane, Angela Merkel, si argument të rëndësishëm ka nxjerrë serbët dhe Serbinë.

Siç raporton “Informer”, Putin, në ato bisedime me shefin e shtetit francez, Fransua Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një moment i është drejtuar kancelares Merkel duke i thënë në fytyrë: Ju gjermanët nuk e keni mundur Serbinë e vogël në vitin 1915, prandaj nuk do të mund të shkatërroni Rusinë e madhe në vitin 2015.

Presidenti rus i ka thënë Merkelit dhe Hollande se ajo çfarë po u bëhet rusëve në Ukrainë, “është parë edhe tek shembulli i serbëve në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: