SERBI

Automjeti i blinduar prej 6 tonësh është bërë ylli i udhëtimeve të Vladimir Putinit jashtë vendit. Gjatë vizitës së tij në  Serbi, Presidenti Aleksandër Vuçiç ishte i ftuar të hipë në makinën e presidentit rus.

Në pritje të ethshme të ardhjes së Putinit të enjten, shumica e liderëve kryesorë lokalë publikuan profile të veçanta të limuzinës ‘Aurus Senat’ prej 150,000 dollarë, e cila bëri debutimin e tij publik gjatë inaugurimit të liderit rus në maj të vitit të kaluar.

Putin personalisht e mirëpriti Vucicin, i cili flet rrjedhshëm rusisht, brenda automjetit të blinduar dhe dy presidentët hodhën lule për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Beogradin qendror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb