Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan për shkak të tërmetit në qytetin Elazığ.

Në një deklaratë nga Kremlini, thuhet se Putin në mesazhin që i ka dërguar presidentit Erdoğan ka shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në tërmetin në Elazığ.

“Rusia ndan dhimbjen dhe pikëllimin me ata që humbën të dashurit e tyre si rezultat i kësaj katastrofe. Urojmë shërim të shpejtë për të gjithë personat e plagosur”, ka thënë Putin në mesazhin e tij.

Nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb