Rusia do të fillojë kontrollet për bomba dhe eksplozivë në makinat në rajonet me nivel të lartë kërcënimi terrorist, sipas një dekreti të ri nga zyra e presidentit Putin.

Dekreti, i publikuar sot në portalin legjislativ të qeverisë, thoshte se “inspektimet e automjeteve që përdorin mjete teknike për zbulimin e armëve dhe eksplozivëve” do të fillonin në rajonet ku “është konfirmuar një nivel kërcënimi terrorist”.

Qeveria ruse që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë ka përcaktuar një kërcënim terrorist të nivelit “të verdhë”, që korrespondon me informacionin e konfirmuar për një akt të planifikuar terrorist, në një numër rajonesh që kufizohen ose janë afër Ukrainës.

Zyrtarët rusë i kanë përshkruar vazhdimisht sulmet e artilerisë dhe ajrore kundër territorit rus si “terrorizëm” nga Ukraina, ndërsa  Kievi as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar rolin e tij në sulmet në territorin rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: