Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se mund të gjendet një zgjidhje për konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, dhe se Moska është në kontakt me të dyja palët, sipas raportimeve nga BBC Monitoring.

Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, presidenti u shpreh:

“Ne kemi disa propozime me pjesëmarrjen tonë. Nuk po kërkojmë në asnjë mënyrë të jemi ndërmjetës – dua ta theksoj këtë – thjesht po ofrojmë ide.”

Putin shtoi se “mund të gjenden me siguri zgjidhje të pranueshme për të dy vendet. Sipas mendimit tim, një zgjidhje e tillë ekziston.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb