Presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmarrë masën për të dërguar pilote ushtarake gra të sapodiplomuara në forcat ajrore ruse për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të etiketuara gjerësisht si “shtrigat e tij të natës”, pilotet e reja janë diplomuar gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës e cila ka nisur që në muajin shkurt të këtij viti.

Joseph Stalini i lejoi gratë të fluturonin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku 23 prej tyre u bënë heroina të BRSS, por pas përfundimit të armiqësive mobilizimi i tyre u ndal.

Të rejat e sapomobilizuara u panë në një paradë të fundjavës në Krasnodar, një rajon në kufi me Ukrainën pasi ishin dimplomuar zyrtarisht nga Akademia e Lartë e Aviacionit Ushtarak Serov.

Raportohet se ato janë të trajnuara për të drejtuar aeroplanë luftarakë dhe bombardues bërthamorë, si dhe aeroplanë transporti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb