Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Rusia ka ulur moshën e personave të cilët mund të rekrutohen e të jenë pjesë e ushtrisë.

Një masë e tillë është marrë pas nevojave për ushtarë, pas nisjes së agresionit në Ukrainë, ndërkohë që vlen të përmendet që masë paraprake ka qenë edhe kërkimi i ushtarëve me pagesë nga Lindja e Mesme.

Agjencia ruse e lajmeve Tass ka bërë me dije se presidenti Vladimir Putin nënshkroi sot në ligj një masë që heq kufirin e sipërm të moshës për rekrutët ushtarakë.

Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme në pushtimin e saj tre-mujor të Ukrainës, me dhjetëra mijëra ushtarë të vrarë ose të plagosur, sipas Brookings.

Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi këtë muaj se Rusia kishte humbur rreth një të tretën e forcave të saj tokësore.

Putin shpreson se heqja e kufirit të moshës për rekrutët ushtarakë, i cili kaloi në Duma (parlamenti rus) të mërkurën e kaluar, do të tërheqë veteranët me përvojë përsëri në shërbim dhe do të ndihmojë në zbutjen e humbjeve. Më parë qytetarëve u ndalohej të regjistroheshin si pjesë e ushtrisë nëse ishin mbi 40 vjeç, ndërsa për të huajt një kufi i tillë ishte 30 vjeç.

Masa të tjera që thuhet se janë në shqyrtim përfshijnë zgjatjen e rekrutimit dhe kohën në të cilën të rekrutuarit e rinj shpenzojnë për trajnime përpara se të dërgohen në vijën e parë të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: