MOSKE – Tensioni gjatë takimit Putin-Kerry, dy ditë më parë në Moskë, u ndje që në momentin kur delegacionet u ulën në të njëjtën tryezë, por presidenti rus u përpoq të ç’tensiononte situatën me një batutë drejtuar sekretarit amerikan.

“U ndjeva keq kur ju pashë të mbanit vetë valixhen. Mendova nga njëra anë se është një zgjidhje e mirë dhe demokratike, por pastaj më shkoi ndërmend se mos ndoshta situata ekonomike nuk është aq e mirë në Shtetet e Bashkuara sa Sekretarit të Shtetit nuk i caktohet një person për t’i mbajtur valixhen”, – tha me shaka shefi i Kremlinit, ndërsa John Kerry iu përgjigj me një buzëqeshje diplomatike.

“Megjithatë, dëgjoj që ekonomia juaj është në rregull, që po rritet dhe ndoshta në atë valixhe ke diçka që nuk ke besim t’ia japësh dikujt tjetër. Ndoshta ke sjellë ca pará për të zgjidhur disa çështje mes nesh”, vijoi Putin.

“Kur të kemi një bisedë kokë më kokë do të të tregoj se çfarë kam në valixhen time dhe do të habitesh…për mirë”, iu përgjigj shefi i diplomacisë amerikane.

Pavarësisht batutave thumbuese, në përfundim të takimeve, të dyja palët konfirmuan afrimin e qëndrimeve në disa pika për konfliktin sirian.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: