Vladimir Putin nuk do të qeverisë Rusinë në të ardhmen e afërt për shkak të problemeve të tij shëndetësore, raporton një burim i afërt me Kremlinin.

Problemet kanë shtuar “paparashikueshmërinë” në të ardhmen e tij si lider dhe nëse ai do të jetë në gjendje të vazhdojë ndërsa presionet rriten për përkeqësimin e pushtimit të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse .

Udhëheqësi rus, i cili nesër mbush 70 vjeç, thuhet se është vizituar rreth 35 herë nga specialistë mjekësorë me ekspertizë kanceri, sipas faqes së internetit të opozitës Proyekt.

Putini është parë gjithashtu duke ecur i çaluar në disa raste, ndërsa nesër diktatori do të mbushë 70 vjeç.

Ai po bëhet gjithnjë e më i “izoluar dhe irracional” teksa plaket dhe problemet e tij shëndetësore thuhet se po ndikojnë në vendimmarrjen e tij.

Ai ka ende mbështetje të gjerë në Rusi, por disa anëtarë të elitës politike kanë pranuar se regjimi i Putinit është afër rënies përfundimtare.

Një burim i afërt me Kremlinin i tha Meduza, një faqe interneti opozitare: Ka një mirëkuptim, ose një dëshirë, që ai nuk do të qeverisë shtetin ndoshta në një të ardhme të parashikueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: