MOSKE – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka anuluar ditët e pushimit të ministrave për festat e fundvitit, për shkak të krizës ekonomike që po kalon vendi.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Putin tha se ministrat nuk mund t’i lejojnë vetes që të mungojnë në punë.“Ne nuk mund të lejojmë këtë pushim të gjatë, së paku këtë vit. E dini se çfarë dua të them”,- tha Putin.

Çmimet e ulëta të naftës e kanë goditur ekonominë e Rusisë, që varet nga energjia, ndërsa monedha rubla ka shënuar rënie të konsiderueshme këtë vit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë goditur Rusinë me sanksione për shkak të mbështetjes që Moska u jep separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës dhe për aneksimin e Krimesë në muajin mars.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: