Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar botën, teksa është shprehur se marina ruse është e gatshme të luftojë “çdo agresor”.

Këto komente ai i bëri teksa mori pjesë në paradën e forcave detare në Shën Petersburg.

Presidenti Putin nga bordi i një anijeje, në shënimin e Ditës së Marinës në Rusi, tha se kjo ditë nderon “të gjithë ata, që në kohë të ndryshme të historisë i kanë shërbyer Rusisë me nder dhe besnikëri dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë në këta kufij, por edhe larg atdheut”.

Parada detare u mbajt në lumin Neva. Në paradë u përfshinë 43 luftanije dhe nëndetëse, 41 avionë dhe rreth 4 mijë trupa.

Parada të tilla janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Rusisë, por edhe në portin Tartus në Siri dhe në Sevastopol të Gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: