Rusia do të forcojë më tej forcat e saj të armatosura, tha të martën Presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë forcat tona të armatosura, duke marrë parasysh kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ushtarake,” tha ai në komentet televizive.

Ai shtoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo-testuara të Rusisë, të afta për të mbajtur 10 ose më shumë koka bërthamore dhe karrem, do të vendosen në detyrë deri në fund të vitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb