Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për akuzat tashmë të rikthyera për përfshirjen e shtetit në helmimin e liderit opozitar Alexei Navalny me agjent Novychok.

Putin ka theksuar se në rast se shërbimet sekrete ruse do të donin ta vrisnin Navalny, atëhere do ishte punë e kryer dhe ai nuk do ishte më gjallë.

Sipas Putin, Navalny ka mbështetjen e shërbimeve sekrete amerikane. Në gushtin që lamë pas, lideri opozitar rus u helmua me Novichok në Siberi, dhe u dërgua për shërim në Gjermani. Ai dhe opozita akuzuan Kremlinin si urdhërues të këtij akti, teksa së fundmi është hedhur një tjetër akuzë se edhe pas helmimit është tentuar një atentat i dytë ndaj Navalny pasi ai të dërgohej në Berlin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: