Një tjetër humbje në radhët e ushtrisë rusë. Putin ka humbur këtë herë një nënkolonel. Daily mail ka publikuar pamjet ku shihet se si helikopteri ku udhëtonte Sergey Gundorov, 51 vjeç, u rrëzua pasi u hodh godit nga një raketë. Ngjarja ndodhi pranë Volnovakha në Donbas.

Daily Mail shkruan se ushtaraku ndërroi jetë më 16 qershor, por vdekja e tij është pranuar vetëm sot nga autoritetet ruse.

Mes shumë ngushëllimeve ishte dhe mesazhi i djalit të tij adoleshent Ilya, që shkruante; “Të dua babi”. Mësohet se ky është koloneli i 55-të i njohur rus që u vra në luftën në Ukrainë, ai zotëronte plotë tre Urdhra të Guximit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: