Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ka miratuar një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën, pas takimit me Volodymyr Zelenskyyn.

Duke hapur fjalimin e tij, ai tha: “Rusia po qëndron në rrugën e paqes”, duke shtuar se Putini po kërkon armë nga Irani dhe Koreja e Veriut.

Biden tha se ndihma e fundit fokusohet në mbrojtjen ajrore, si dhe dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë, duke shtuar se ai është i përkushtuar të mbështesë reformat që “luftojnë korrupsionin”.

Zelenskyy shtoi se SHBA do të rrisë mbrojtjen ajrore të vendit të tij gjatë muajve të dimrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb