Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se Vladimir Putin po përpiqet “qëllimisht të dezinformojë” duke kritikuar publikisht vendimin për të dërguar municion që përmban uranium të dobësuar në Ukrainë.

Udhëheqësi rus tha se Moska do të reagonte nëse Britania e Madhe do të bënte këtë veprim, për të cilin ai pretendon se paralajmëron kalimin e Perëndimit në furnizimin e Kievit me armë që përmbajnë komponentë bërthamorë.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se do të dërgojë municione me përmbajtje të uraniumit të dobësuar në Ukrainë, duke shtuar se ushtria britanike e ka përdorur materialin në predhat e saj “për dekada”. “Është një komponent standard dhe nuk ka të bëjë me armët apo aftësitë bërthamore”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

“Rusia e di këtë, por qëllimisht po përpiqet të dezinformojë”, u shprehën ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: