Putin “po planifikon një luftë të gjatë” dhe Perëndimi duhet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë derisa Rusia “nuk mund të ketë më shanse për fitore në fushën e betejës”, tha kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Njoftimi i tij vjen pasi Putini i dërgoi një mesazh bërthamor Perëndimit për të tretën ditë radhazi me vendosjen e re të raketës strategjike Yars, teksa Rusia lëshoi ​​sot raketa të tjera në një seri sulmesh kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se nuk kishte asnjë shenjë se Putini kishte “hequr dorë nga qëllimi i tij i për të kontrolluar Ukrainën”, ndërsa shtoi se Rusia nuk duhet të nënvlerësohet pasi po planifikojnë një luftë të gjatë”.

“Duhet të kuptojmë se presidenti Putin është gati të jetë në këtë luftë për një kohë të gjatë dhe të nisë ofensiva të reja.

Aleatët e NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Ukrainë, të cilat e kanë ndihmuar atë të kthejë situatën në konflikt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: