Presidenti rus, Vladimir Putin ka prezantuar nëndetësen e re bërthamore Perm. Ceremonia u zhvillua gjatë vizitës së kreut të shtetit në rajonin Murmansk.
Perm është një nëndetëse bërthamore me shumë qëllime ruse e gjeneratës së katërt. Është anija e gjashtë e familjes Yasen të projekteve 885/885M, e ndërtuar nga kantieri detar Sevmash.
Perm do të bëhet nëndetësja e parë që do të mbajë raketa lundrimi hipersonike Zircon.
Sipas mediave ruse, gjatë vizitës së tij në Murmansk, presidenti rus inspektoi edhe nëndetësen me energji bërthamore “Arkhangelsk” dhe objektet e Atomflot, e cila menaxhon flotën ruse të akullthyesve.
(BalkanWeb)