Vladimir Putin ka bërë të ditur pasurinë e tij në faqen zyrtare të Kremlinit. Të dhënat tregojnë që presidenti rus ka pasur 135 mijë dollarë të ardhura nga rroga e tij zyrtare, një pension ushtarak, interese në kursimet e tij dhe të ardhura nga investimet.

Putin ka në pronësi një apartament 77 metra katrorë në Shën Petersburg, së bashku me një garazh të vogël si dhe një banesë tjetër 148 metra katrorë në Moskë. Ai pretendon që ka dy makina më vlerë 14 mijë dhe 6 mijë e 800 dollarë respektivisht, një rimoriko që kushton diku 900 dollarë.

Por pasuria e vërtetë e Putinit thuhet që kalon masivisht këto numra.

Bill Browder, drejtor gjeneral i Hermitage Capital Managment, një kritik i zëshëm i Putinit që nuk lejohet të shkelë në Rusi prej vitit 2005, ka thënë për komitetin juridik të Senatit amerikan që Putin është një ndër njerëzit më të pasur në botë.

“Kam llogaritur që ai ka diku 200 miliardë të të ardhurave nga veprimtaritë joligjore në 17 vitet e tij në pushtet”, thotë Browder.

Konzorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativ, gazeta ruse Novaya Gazeta dhe Projekti raportues për korrupsion dhe krim të organizuar raportojnë se shumë nga pasuria e Putinit, duke përfshirë aksione të mëdha në gjigandin e gazit të kontrolluar nga shteti Gazprom dhe firma të tjera, në letër kanë pronar miq të tij dhe familjarë.

“Ai merr çka të dojë. Kur jeni president i Rusisë ju nuk keni nevojë për një kontratë të shkruar. Ju jeni ligji”, thotë Karen Dawisha një politolog.

Presidenti rus po ashtu njihet për koleksionin e tij të orëve luksoze.

“Putin duket që nuk ka ngrënë apo ka pirë asgjë për gjashtë vjet që të krijojë këtë koleksion”, thotë ish-kryeministri dhe lideri i opozitës ruse Boris Nemtsov.

Ndryshe të ardhurat e rusëve për kokë banori ishin pak nën 25 mijë në 2017, këto janë edhe të dhënat e fundit nga Banka Botërore.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb