Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina po përpiqet të frikësojë dhe provokojë Moskën pasi fajësoi forcat e Kievit për një sulm me dron në kryeqytetin rus.
Zyrtarët thanë se dëme të vogla u shkaktuan në disa ndërtesa dhe se dy persona u plagosën në incidentin e së martës, ndërsa Ukraina ka mohuar të ketë qenë përgjegjëse.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se tetë dronë ishin përfshirë në aksionin e cilësuar “terrorist” dhe se të gjithë mjetet fluturuese u rrëzuan.
Duke folur për mediat ruse, Putin pretendoi se sulmi kishte për qëllim “objektivat civile”, ndërsa premtoi të përmirësonte mbrojtjen ajrore ruse.