I tmerruar nga fakti se po plaket, Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë liftin në fytyrë me qëllim që t’i dhurojë pamjes së tij freski, rini dhe dinamizëm’.
Kështu bën të ditur një dokumentar i përgatitur nga rrjeti publik gjerman, ZDF, ku bëhet një biografi e jetës së Vladimir Putin që kur ishte i vogël dhe tani që është njeriu më u fuqishëm në Rusi.

Në dokumentar thuhet se 62- vjeçari e rrihte ish- gruan e tij Lyudmila. Dokumentari thekson gjithashtu se Putin ka iluzione të pabesueshme kontrolli pasi i ka mbijetuar pesë tentativave për vrasje gjatë viteve të fundit.

Biografi i tij, Ben Judah tha se ai është i tmerruar nga plakja.

Mendohet se ai e ka bërë operacionin plastik në fytyrë në vitin 2010, sipas një raporti të një inteligjence perëndimore.
“Putin, The Man” tregon se si një djalosh i rritur në rrethinat e Shën Petersburgut u bë spiun i KGB-së.

Gjatë kohës që ai drejtonte zyrën e KGB-së në Dresden të Gjermanisë, thuhej se ishte dembel dhe pijanec. Madje në një rast thuhet se në një festë ai kapi me forcë dhe puthi një femër.
Më vonë ai u fiksua pas stjuardesës së Aeroflot, Lyudmila, me të cilën u martua në vitin 1983. Çifti bëri dy vajza.

Ata u divorcuan vitin e shkuar.

Të dhëna të tjera thonë se ai flinte deri vonë dhe punonte vetëm pasditeve pas një mëngjesi me vezë dhe djathë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: