Në rastin e shkatërrimit të Rusisë, pasojat do të ishin shumë dramatike dhe më të përgjakshme se në ish-Jugosllavi, ka deklaruar Putin në intervistën e emituar në kanalin televiziv “Rosija-1”.

“Mund të thuhet definitiv se do ndjeheshim shumë keq, do luftonim për mbijetesë, në vend të shtojmë natalitetin. Shembulli tragjik i Jugosllavisë tregon se nëse kalojmë në situatën e njëjtë dhe duke njohur mentalitetin e popullit toë dhe jo vetëm atij rus por edhe popujve tjerë që jetojnë në Rusi, konflikti do të ishte shumë më i rrezikshëm dhe përgjakshëm se në JugosllavI”, tha Putin.

Ai shtoi se gjatë viteve 90 ka pasur shumë presione ndaj Rusisë si dhe asokohe vendi ka humbur një pjesë të sovranitetit.

“Ka pasur shumë instrumente të presionit, Rusia ishte goxha e dobët, varej nga instrumentet e ndryshme financiare dhe mekanizmat politik edhe ata të brendshëm. Mund të konstatohet me keqardhje se asokohe Rusia ka humbur pjesë të sovranitetit të vetë”, tha Putin.

Putin ka përkujtuar edhe situatën nga viti 1999, kur ai ishte kryeministër i Rusisë.

“Sa i përket humbjes së sovranitetit, kam parë këtë kur isha kryeministër në vitin 1999, ku pas operacioneve tona luftarake në veri të Kaukazit, misioni i Fondit ndërkombëtar monetar ka kërkuar ndalimin e këtyre operacioneve”, ka zbuluar Putin.

Putin ka shtuar se ky pyetur çfarë lidhje ka FMN me operacionet në veri të Kaukazit dhe i është thënë se kjo do të ketë ndikim negativ në zhvillimin e ekonomisë.

“Kemi vërtetuar se kemi forcuar shtetësinë tonë dhe nga kjo kemi siguruar mundësi për punë efikase në sferën ekonomike, por argumentet tona janë injoruar”, ka thënë Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb