Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Kremlini duhet të luajë një rol udhëheqës në muzikën ruse rap dhe në kulturën e të rinjve, në vend se të përpiqet ta mbyllë atë.

Në fakt Presidenti rus ka shprehur shqetësimin për rritjen e popullaritetit të muzikës rep në mesin e të rinjve rusë, për shkak të përmbajtjes së teksteve.

Komentet e tij të bëra shtunën pasojnë anulimin e koncerteve nga pronarët e lokaleve dhe autoritetet lokale në të gjithë Rusinë dhe arrestimin e shkurtër të reperit të njohur, Husky. Goditja ka nxitur diskutime të shumta muajt e fundit, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Husky
Husky

Analistët thonë se repi “po shpërfaqin frustrimet politike dhe ekonomike të të rinjve rusë”.

Duke folur në një mbledhje me këshilltarët e kulturës në Kremlin, Putin tha se kjo lloj muzike nuk duhet të ndalet, por të kontrollohet. “Nëse është e pamundur të ndalet, atëherë duhet ta kontrollojmë”, tha Putin në mbledhje.

Putin tha se ndalimi i performancave të tyre vetem se rrit më shumë popullaritetin. Putin tha se ky zhanërr është i fokusuar në tri parime, seks, drogë dhe protestë, por se ai është i shqetësuar më së shumti për tematikat e drogës duke i konsideruar “degradim të kombit”.

Husky, një reper i njohur rus, këngët e të cilit janë kritikuar nga qeveria, tha se koncertet e tij kanë qenë nën presion për shkak se autoritetet i konsiderojnë tekstet e tij ofenduese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb