MOSKË- Rusia goditi dje në mbrëmje me predha objektiva të ISIS-it në Siri duke përdorur për herë të parë një nëndetëse të vendosur në Mesdhe, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga “Russia Today”.

“Predhat e tipit Kaliber dhe raketat ujë-tokë të tipit A-101 mund të armatosen me mbushje konvencionale por edhe me mbushje speciale, pra ato bërthamore. Sigurisht që kjo nuk  është e nevojshmë për luftën kundër terrorizmit dhe shpresoj se nuk do të jetë asnjëherë”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë bisedës që zhvilloi dje në mbrëmje me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoygu, për operacionin ushtarak në Siri.

“Predhat ujë-tokë të tipit 3M-54 Kaliber u lëshuan nga nëndetësja ‘Rostov-on-Don’. Por predha të ngjashme janë lëshuar edhe nga luftanije të tjera ruse që ndodhen në Mesdhe dhe në Kaspik, muajin e kaluar”, theksoi ministri rus.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb