Ish-zëvendës ndihmës i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA i ngarkuar për Europën dhe NATO-n, në një intervistë në ‘Sky News’ ka folur për luftën në Ukrainë.

Gjatë intervistës ai theksoi se pavarësisht se rusët duket se kanë ndryshuar qëllimet e tyre dhe tani janë fokusuar në Ukrainën Lindore, çështja mbetet ende tensionuese.

“Tri javët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe pritet të vendoset rezultati i kësaj luftë”, tha Ryan.

Më tej ai u shpreh se nëse shtohet mbështetja dhe rritet numri i armëve dhe pajisjeve në Ukrainë, atëherë ukrainasit mund të dalin fitimtarë.

I ndalur tek emërimi i gjeneralit rus, Alexandër Dvornikov si komandant it ë gjitha forcave ruse në Ukrainë, Ryan tha se beson se ai do t’i kthehet ‘taktikave klasike ruse’, që përfshijnë sulmet nga ajri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: