Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mirëpritur planin e Kinës për të zgjidhur krizën në Ukrainë, në fillim të bisedimeve me homologun e tij kinez Xi Jinping në Kremlin.

Putin i tha presidentit të Kinës se ai kishte shqyrtuar propozimet e tij për një rezolutë dhe se ai i shikonte ato me respekt.

“Gjatë viteve të fundit, Kina ka bërë një përparim në zhvillimin e saj. Në të gjithë botën ajo shkakton interesa dhe ne jemi xhelozë,” tha Putin gjatë bisedimeve, ndërsa udhëheqësi kinez u përgjigj duke thënë se është “i bindur” se Putin do të gëzojë mbështetjen publike në Rusi përpara zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: