RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, është përpjekur të qartësojë shqetësimet e Izraelit për vendosjen e ushtrisë ruse në Siri. Teksa zhvilluan bisedime në Moskë, Putin i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netaniahu, se veprimet e Rusisë në Lindjen e Mesme do të jenë gjithnjë të kujdesshme.

Netaniahu është i shqetësuar nga mundësia se Izraeli dhe Rusia mund të shkëmbejnë zjarr padashur.
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve në pjesën jugore të Sirisë dhe dëshiron të sigurohet se Hezbollahu nuk armatoset, teksa Rusia i dërgon armatim Sirisë.

Në fillim të takimit, Netanyahu i tha Putinit se është i angazhuar për ndaljen e furnizimit të armatimeve për grupin islamik libanez, Hezbollah, dhe e ka akuzuar ushtrinë e Sirisë dhe Iranin, se përpiqen të krijojnë një front të dytë terrorist kundër Izraelit.

“Ushtria e Sirisë dhe Siria në tërësi, janë në një gjendje të atillë, saqë nuk kanë kohë për një front të dytë”, është shprehur Putin duke shtuar se ata duhet të shpëtojnë shtetin e tyre.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: