MOSKË-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin që iu mundëson personave me shtetësi të huaj që të nënshkruajnë kontratë pune me ushtrinë e këtij vendi.

“Ushtarët që janë nënshtetas të huaj, mund të përfshihen në obligimet ushtarake, si dhe gjatë konflikteve të armatosura duke respektuar normat dhe parimet të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga Putin.

Në këtë dekret janë të sqaruara edhe kufizimet për personin e huaj i cili është në hetim, ka dosje kriminale apo ka kryer burg duke përjashtuar kështu mundësinë për kontratë me ushtrinë ruse.

Megjithatë, dokumenti i nënshkruar nuk është publikuar në faqen e internetit të presidentit rus, ndonëse ai është publikuar nga zyrtarë shtetërorë, raporton ‘Russia Today’.

Deri në fund të vitit 2014, mbi 154 mijë rekrutë janë angazhuar në ushtrinë e Federatës ruse.

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: