RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur një dekret ditën e shtunë, që nis sanksionet ndaj Turqisë pas tensioneve për rrëzimin e avionit në kufirin sirian.

Sipas zyrës së shtypit të Kremlinit, dekreti për sanksionet është firmosur me qëllim rritjen e sigurisë kombëtare në vend.

Sanksionet e para parashikojnë kthimin e pjesshëm të vizave me Turqinë si edhe ndalimin e shitjeve të paketave turistike për atje nga ana e agjencive ruse.

“Regjimi i lëvizjes së lirë do të pezullohet pjesërisht mes dy vendeve më 1 janar të vitit të ardhshëm. Agjencitë turistike në Rusi nuk do të shesin më paketa turistike për në Turqi”, shkruan deklarata e Kremlinit. Po ashtu, nuk do të ketë as udhëtime çarter nga Turqia për në Rusi dhe gjetkë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb