Parlamenti Europian ka zhvilluar këtë të martë seancën e jashtëzakonshme për sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Liderët kanë dënuar njëzëri sulmet ruse në Ukrainë.

Presidentja e KE,  Ursula von der Leyen tha se Ukraina tregoi se është në mbrojtje të demokracinë. Gjithashtu ajo shtoi se sulmi në Ukrainë është një sulm edhe ndaj Europës dhe se për këtë vendet europiane janë më të bashkuara se kurrë, kundër agresorit rus.

Gjithashtu presidentja e KE u shpreh se duart janë të shtrira për atë pjesë të Rusisë që kundërshton luftën në Ukrainë dhe synon paqen.

“Lufta është rikthyer në Europë, 30 vite pas luftërave të Ballkanit sërish sirenat e luftës ranë në zemër të kryeqytetit të një zemër në Europë.  Me pamjet e refugjatëve në kufirin ukrainas dhe njerëzit që marshuan me kilometra të tërë është e dhimbshme. Ka filluar një bilanc viktimash pasi një lider i jashtëm vendosi se vendi i tyre nuk ka të drejtë të ekzistojë , por ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Ky është moment i të vërtetës. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën por një përplasje mes dy botëve është shprehur një prej gazetave të huaja dhe kjo është e vërtetë. Kjo është përballje mes demokracisë dhe një botë autokratë. Fati i Ukrainës është në rrezik ,,por edhe fati ynë po ashtu. Ne duhet të tregojmë rrugën e lirë dhe demokratike dhe kjo është forca jonë. Njerëzit kudo në Europë kanë hapur dyert e shtëpisë, . Polonia, Sllovaki, Rumani kanë mirëpritur refugjatë të Ukrainës që po i largohen luftës. Ne propozojmë të aktivizojmë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes për t’i dhënë një status të veçantë të gjithë refugjatëve. Ky është vetëm fillimi, ne do jemi aty për ta. Unioni ynë ka treguar një bashkim që më bën krenare, u imponuan sanksione të rëna ndaj Rusisë. Këto masa mos i merrni lehtësisht, këto sanksione do kenë goditje të rëndë në Rusi dhe Kremlin. Kemi sanksionuar të gjitha bankat ruse në SËIFT dhe këto vendime paralizojnë miliarda…Ne po bëjmë të pamundurën Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore, ne do t’i ngrijmë të gjitha asetet kudo janë dhe do konfiskojmë pasuritë e oligarkëve Rusë. Ne po mbyllim transmetimin e propagandë ruse, nuk do të kenë më mundësi të justifikojnë sulmin e paprecedent të Rusisë. Nëse Putin po kërkonte të dobësonte NATO-n ka arritur të kundërtën , ne jemi të bashkuar më shumë se kurrë dhe do të qëndrojmë të bashkuar.’, tha ajo.

Më tej presidentja e KE-së tha  NATO është vendosur për t’i bërë ballë këtij agresioni rus dhe se do të mbrojë lirinë deri në fund.

“E di që këto sanksione do të vijnë me pasoja për ne. Ne kemi duruar dy vite pandemi , por dua që të gjithë shtetasit europianë të kuptojnë faktin se ne duhet t’i bëjmë ballë këtij agresioni. Kosto e lirisë tonë vjen me një çmimin dhe ne jemi gati të përballemi. Sa i përket sigurisë energjetike, ne apeluam për vende të tjera që na furnizojnë me energji dhe morëm përgjigje pozitive. Kjo krizë po e ndryshon Europën dhe Rusia ka rritur në udhëkryq. Tashmë edhe rusët po e kuptojnë dhe po marshojnë për lirinë dhe si po përgjigjet Kremlini, duke i arrestuar.’, tha më tej ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb