Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas, me postimin e tij në Twitter hedh poshtë pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin për shkatërrimin e urës që lidh Rusinë me Krimenë.

Kievi ka reaguar pas deklaratave të presidentit rus se Ukraina ka kryer një akt terrorist.

“Putini akuzon Ukrainën për terrorizëm? Tingëllon shumë cinike, edhe për Rusinë. Në më pak se 24 orë, avionët rusë goditën një zonë të banuar në Zaporizhia me 12 raketa, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur mbi 50. Këtu është vetëm një shtet terrorist dhe e gjithë bota e di se kush është”, shkruan Podoliak në mesazhin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb